DRENICA-FLAMURTARI

Drenica bindshëm ndaj Flamurtarit
23 September, 2017 @17:34
Skuadra e Drenicës ka gjetur fitoren e dytë të stinorit sot, duke e mposhtur Flamurtarin e Prishtinës në Bajram Aliu të Skenderajt, 4-1.
Tre golat e Drenicës erdhën në pjesë të parë, kur pas avantazhit të fituar nga Taulant Dajaku, Genc Hamiti ka shënuar dy herë për të “siguruar” rehatinë në pjesë të dytë, që doli të jetë edhe fitore në fund.
Në pjesën e dytë Hysen Tahiri shënoi edhe një gol për 4-0, që vulosi fitoren e Drenicës gjysmë ore para fundit të saj, derisa Flamurtari golin e nderit e gjeti përmes një autogoli të kapitenit drenicak, Sami Geci.
Me këtë fitore, Drenica ka ngritur kuotën e pikëve në 7, ndërsa Flamurtari mbetet në 2 pikë pas 6 xhirove, i fundit në klasifikim.