GJILANI-PRISHTINA

Gjilani vazhdon pa humbje, Josa debuton me barazim
23 September, 2017 @18:00
Përkundër rasteve dhe tentimeve nga të dyja palët për të shënuar, në një ndeshje të fortë, ku u ndanë 5 kartona të verdhë - golat nuk erdhën.
Gjilani i Arbnor Morinës vazhdoi suksesshëm të mbajë epitetin e ekipit të pamposhtur në elitë, duke barazuar sot me Prishtinën, që nën drejtimin e Mirel Josës tentoi fitore, por nuk arriti më shumë se një pikë.
Armend Thaqi i Gjilanit nuk ka arritur të shënojë në rastin më të mirë të pjesës së parë për vendasit, derisa në pjesë të dytë përveç rasteve tjera, Gauthier Mankenda ka humbur më të mirën për Prishtinën, duke shutuar jashtë nga afërsia.
Skuadrat në fund ndanë pikët, derisa Prishtina mbyll xhiron si e dyta me 11 pikë, e Gjilani aktualisht është i treti me 10 sosh.