SOUTHAMPTON - UNITED
Përsëri Lukaku, United merr 3 pikë në St.Mary’s
23 September, 2017 @18:13
Përkundër faktit që nuk zhvilloi një paraqitje të ngjajshme me ndeshjet e kaluara, Manchester United përsëri arriti fitore në takimin e luajtur sot ndaj Southamptonit.
Vendimtar në këtë fitore ishte përsëri Romelu Lukaku, i cili me golin e tij të 8 në ndeshjet e para me 20 herë kampionin anglez, i dha 3 pikë ‘Djajve të Kuq’.
Me këtë fitore United mbetet me pikë të barabarta me Manchester Cityn, të cilit i takon lidershipi falë golaverazhit më të mirë.