Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PODUJEVË

Jurgen Dushkaj, shtesë e radhës te Llapi

Jurgen Dushkaj, shtesë e radhës te Llapi


15 February, 2022 @20:53

Skuadra e Llapit pasi që nisi mirë pjesën pranveore të stinorit në Superligë, ka shtuar edhe një lojtar në ekip.

Sipas njoftimit të faqes zyrtare të klubit, llapjanët kanë arritur marrëveshje me mesfushorin e krahut, Jurgen Dushkaj.

Ai ka nënshkruar kontratë 6-mujore me opsion rinovimi edhe për nje sezon, ndërsa futbollisti 36-vjeç do të bart numrin 19 në fanellë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga