Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SERIE A

Juve ndalet përsëri

REUTERS/Giorgio Perotino

Juve ndalet përsëri


13 January, 2013 @17:35

A është në krizë apo vetëm po kalon një muaj të vështirë?! Juventus në dy xhirot e fundit prej 6 pikëve të mundshme ka arritur të marrë vetëm një pikë! 

Ekipi i Antonio Contes ka barazuar me Parmën në Ennio Tardini 1-1. Përkundër se Juventus kaloi në epërsi nëpërmjet veteranit Andrea Pirlo, ata u desht që të kënaqen me barazim në fund pasi që barazoi Nicola Sansone. 

Në anën tjetër Lazio ka arritur që të shënojë fitore ndaj Atalantas dhe i është afruar Juventusit në krye. Tani dallimi ndërmjet të parit Juventus dhe të dytit Lazio është vetëm 3 pikë. 

REZULTATET

Torino - Siena 3-2

Cagliari - Genoi 2-1

Catania - Roma 1-0

Lazio - Atalanta 2-0

Napoli - Palermo 3-0

Parma - Juventus 1-1

Udinese - Fiorentina 3-1


 
Të gjitha lajmet nga