BIANCONERI

REUTERS/Arkiv
Juventus, ngrit epërsinë në krye
25 January, 2015 @16:53
Juventus ka bërë edhe një hap drejt mbrojtjes së titullit kampion sot, duke e mposhtur Chievon 2-0 në shtëpi.
Ekipi i Max Allegrit, pas pjesës së parë të qetë, në pjesë të dytë ka shënuar dy herë përmes françezit, Paul Pogba dhe zviceranit, Stephan Lichtsteiner, për të regjistruar 3 pikë të radhës.
Me këtë fitore, Juventus tash është tetë pikë larg Romës, që është ndjekësja e parë e tyre në krye të tabelës.