CORDOBA

Eurosport
Real fiton, Cristiano skuqet
24 January, 2015 @19:11
Real Madrid ka arritur të shënojë fitore shumë të vështirë ndaj Cordobas sot, derisa Topi i Artë u përjashtua nga referi i ndeshjes për shkak të një goditjeje ndaj kundërshtarit.
Epërsia e hershme e Cordobas i shkaktoi goxha telashe madrilenëve, të cilët barazuan përmes Karim Benzemasë, mirëpo krejt në fund, një penallti e realizuar nga Gareth Bale ka shpëtuar Realin për të fituar tre pikë të arta.
Sidoqoftë, lajm i ditës ka qenë ajo që nga referi u vlerësuar goditje e kundërshtarit nga Cristiano Ronaldo, që u përjashtua me karton të kuq direkt 8 minuta para fundit të takimit.
Në fund, edhe Cordoba mbeti me 10 lojtarë pasi që Federico Cantabia morri të verdhën e dytë.