ERMIR LENJANI

BOROZANI/ Lis Dorambari
Dy lajme të këqija nga Lenjani
23 January, 2015 @16:54
Ermir Lenjani është duke përjetuar ditë jo të mira te skuadra e tij e re, Rennes.
Futbollisti i kombëtares shqiptare, i cili në debutimin e tij u largua nga ndeshja për shkak të ndëshkimit me karton të kuq, ka marrë një lajm të keq nga Komiteti Disciplinor i federatës françeze.
Lenjani është ndëshkuar me tre ndeshje moslojë për shkak të këtij kartoni.
Për të mos mjaftuar e gjithë kjo, 25 vjeçar ka pësuar edhe një lëndim në muskul, që do ta detyrojë atë të mos dalë as në stërvitje.
Lëndimin e tij e bëri të ditur trajneri i Rennesit, Philippe Montanier, në konferencën për shtyp.