THE HERO

REUTERS
Falcao shpëton jetën e një tifozi
Eurosport (https://uk.eurosport.yahoo.com/blogs/early-doors/radamel-falcao-saves-life-of-dying-fan-in-dramatic-fashion-123403208.html#uk-fb-po)
23 January, 2015 @14:39
Sulmuesi i Manchester Unitedit, Radamel Falcao, po cilësohet si hero i vërtetë në vendin e tij, Kolumbi.
Kjo pasi që ylli i futbollit të këtij vendi, i ka dalë në ndihmë një nëne, që kishte kaluar mbi dy vjet duke kërkuar një dhurues zemre për djalin e sëmurë.
Posa që e dëgjoi rastin, Falcao i ndihmoi djalit me gjakun e rrallë, duke ia siguruar atë, ndërsa pasi që ia gjeti edhe një zemër të re 17 vjeçarit John Uyaban, i riu është raportuar të ketë dalë nga spitali ku kishte pasur operim emergjent.
Helena Fernandez, nëna e djaloshit ka treguar tërë madhështinë e Falcos, me raportet që po shpërndahen gjithnjë e më shumë në internet, derisa ka thënë:
“Falcao na tha se do ta gjejë sa më shpejtë të jetë e mundur një zemër. Nuk e dimë si e arriti këtë, por ai e solli zemrën. I falenderojmë Zotit që gjithçka shkoi si duhet,” ka thënë Fernandez.
Heroi Falcao, ka treguar se jo vetëm në fushë mund të shpëtoj ekipin me golat e tij, por edhe jetë njeriu - që e bën atë të madh.