SHKODRAN MUSTAFI

Mustafi në garë për golin më të mirë
23 January, 2015 @16:37
Nuk shquhet shumë si golashënues, pasi që pozita ku luan në formacion nuk e lejon në gjë të tillë.
Megjithatë Shkodran Mustafi arriti të shënojë tre gola në 15 paraqitje në La Liga gjatë pjesës së parë të kampionatit, ndërsa edhe më e rëndësishme se kjo është se goli i mbrojtësit shqiptar në ndeshjen kundër Villarrealit, është kandiduar për golin më të mirë të pjesës së parë të kampionatit në La Liga nga skuadra e Valencias.
Golin e Mustafit, si dhe golat e tjera të përzgjedhura si më të mirët nga skuadra e Valencias në La Liga, mund ta shikoni në videon e mëposhtme.
RT to vote for @MustafiOfficial goal against Villarreal http://t.co/AnzDO8zHq9 #MustafiViLL
— Valencia CF (@valenciacf_en) January 23, 2015