PELLEGRINI

REUTERS
Duhet të fitojmë
23 January, 2015 @15:51
Ylli i Bregut të Fildishtë dhe njëri ndër futbollistët kryesorë të skuadrës së Manchester Cityt, Yaya Toure, do të mungojë në derbin e xhiros së radhës në Premier League, ku City udhëton në Stamford Bridge për ndeshje ndaj liderit aktual, Chelsea.
Por, trajneri i ekipit kampion, Manuel Pellegrini, beson se ekipi i tij duhet të fitojë Chelsean, pa marrë parasysh mungesën e Yaya Toure-së.
“Lojtar i rëndësishëm për ne, mirëpo ne nuk jemi ekip që varemi nga një lojtar. Duhet të tregojmë se mund të fitojmë edhe në mungesë të tij,” është cituar të ketë thënë trajneri kilian i Cityt për The Guardian sot.
Manchester City nuk ka arritur të shënojë fitore në asnjë ndeshje ku ka munguar Yaya Toure këtë stinor, derisa mesfushori në fjalë është në Afrikë, ku po merr pjesë me kombëtaren e Bregut të Fildishtë në Kupën e Kombeve të Afrikës.
City është ndjekës i vetëm i Chelseat aktualisht në rrugë për titull kampioni.