Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARBËRIA 2-3 VUSHTRRIA

Katër penallti, Vushtrria del në krye

Katër penallti, Vushtrria del në krye


4 March, 2022 @15:05

Një fitore shumë e rëndësishme për Vushtrrinë ka ardhur sot, derisa ekipi i drejtuar nga Samuel Nikaj ka shënuar fitore si mysafir ndaj Arbërisë së Dobrajës së Lipjanit.

Në ndeshje ku u dhanë katër penallti, dy për vendasit dhe dy për mysafirët, Arbëria u mposht nga Vushtrria me rezultat 2-3 [Xhafer Kaleshi 33p., 88p. - Labinot Osmani 7p., 42p., Dior Zabërgja 28].

Fitorja shumë e rëndësishme për Vushtrrinë ka ardhur pasi që ata kanë qenë më kërkues gjatë fillimit të ndeshjes dhe shpejt e arritën këtë me Labinot Osmanin në formë, ku kapiteni i vushtrriasve shënoi dy herë (të dyja nga penalltia) në pjesë të parë, ndërsa epërsia e tyre ishte dygolëshe pas 45-minutave të para lojë. Dior Zabërgja shënoi golin e vetëm nga loja për Vushtrrinë dhe në ndeshje sot.

TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË

Në fund, trajneri i Vushtrrisë, Nikaj u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për tu përjashtuar nga loja, pas protestave, derisa Arbëria luajti me plotë ofanzivë në 10-minutëshin e fundit, kur edhe uli epërsinë përmes penalltisë së dytë të shënuar nga Xhafer Kaleshi, por që s’mjaftoi për më shumë.

Fitorja bën Vushtrrinë lidere së paku deri sa të luajë Ferizaji ndeshjen e radhës, ndërsa Arbëria mbetet ende e treta, me rrezik për të rënë në të katërtin vend në fund të xhiros.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë