Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STAMFORD BRIDGE

Kalidou Koulibaly arrin te Chelsea

Kalidou Koulibaly arrin te Chelsea


16 July, 2022 @9:27

Chelsea ka gjetur ndoshta zëvendësim edhe më të mirë për të larguarin drejt Real Madridit, Antonio Rudiger.

Kalidou Koulibaly, për vite me radhë qendërmbrojtësi më i mirë në Serie A, është bërë anëtar i ri i londinezëve, sot edhe zyrtarisht.

Senegalezi 31-vjeçar bëri 317 paraqitje për Napolin që prej vitit 2014 kur kishte arritur nga Genku belg. Arritja e tij në Stamford Bridge u bë patjetër pas largimit të Rudigerit dhe Andreas Christensenit - këta dy qendërmbrojtësit e deritashëm të Chelseat, që u larguan nga klubi këtë verë si lojtarë të lirë te gjigandët spanjollë, i pari te Real Madridi i dyti te Barcelona!

Sipas raportimeve të BBC Sports, Chelsea ka paguar rreth 40 milionë euro dëmshpërblim për kampionin e Afrikës, ku në cilësi të kapitenit të ekipit udhëhoqi Senegalin drejt Kupës së Kombeve të Afrikës në 2021.

Koulibaly, që ka qenë partner i kosovarit Amir Rrahmani në qendër të mbrojtjes së napolitanëve, ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare me ekipin e Chelseat që drejtohet nga Thomas Tuchel, ndërsa tash me ndërrimin e pronësisë, bëhet nënshkrimi i dytë i rëndësishëm i epokës së re me Todd Boehlyn, pasi që ditë më parë ata blenë edhe Raheem Sterlingun nga Manchester City për 50-milionë funta.

E Napoli ka bërë këtë video përshëndetëse për lojtarin që u nda pas 8 vitesh nga klubi.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League