MESSI
Kalon Van Nistelrooyin
13 March, 2013 @11:44
Sulmuesi argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, ka arritur mbrëmë të shënojë dy gola në ndeshje që skuadra e tij eliminoi Milanin, për të dalë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Messi 25 vjeçar ka shënuar mbrëmë golin e tij të 57-të dhe të 58-të në Ligëne e Kampionëve. Me këto gola ai ka kaluar në pozitën e dytë të golashënuesve më të mirë në histori të kësaj gare duke e rrëzuar ish sulmuesin e Real Madridit dhe Manchester Unitedit, Ruud Van Nistelrooy, në vendin e tretë.
Tashmë, para Messit gjendet vetëm sulmuesi spanjoll Raul që këtë rekord e ka arritur me Real Madridin dhe me Schalken, para se të kalonte në futbollin aziatik. Raul ka shënuar 71 gola në Ligën e Kampionëve.
TOP 3 GOLASHËNUESIT E CHAMPIONS LEAGUE:
Raul Gonzales (Spanjë) | 71 gola | Real Madrid dhe Schalke | |
Lionel Messi (Argjentinë) | 58 gola | Barcelona | |
Ruud Van Nistelrooy (Holandë) | 56 gola | PSV, Manchester Utd dhe Real Madrid |