NEROAZZURRI
Kush mund ta zëvendësojë?
13 March, 2013 @11:33
E ardhmja e strategut italian të Interit, Andrea Stramaccioni, është e dyshimtë te neroazzurët pasi që ata kanë arritur vetëm tre fitore në 12 ndeshjet e fundit në Serie A.
Sipas mediave italiane, emrat më të përfolur për këtë pozitë aktualisht janë trajneri i Shakhtar Donetskut, rumuni Mircea Lucescu dhe serbi Sinisa Mihajlovic.
E përditshmja sportive, Corriere dello Sport, supozon se nëse Inter nuk arrin të zë një pozitë në Serie A që dërgon në Ligë të Kampionëve, e ardhmja e tij në Inter do të merr fund me fundin e këtij stinorit.
Para Lucescut dhe Mihajlovicit, për pozitën e trajnerit në Inter janë lakuar edhe emrat e françezit, Laurent Blanc dhe italianit Walter Mazzarri.