MIREL JOSA

Mirel Josa, trajner i Prishtinës/ Foto: FCPrishtina Official
Kampionati është i gjatë
18 February, 2018 @18:57
Përkundër se bëri skuadrën lidere me fitore ndaj rivalit direkt dhe duke e rrëzuar kampionin vjeshtor në vend të dytë, duke marë lidershipin, trajneri i Prishtinës, Mirel Josa, është treguar i thjeshtë dhe ka dhënë deklaratë modeste pas ndeshjes.
“Unë nuk e konsideroj fitore të madhe, por një ndeshje të radhës. Normalisht ishte kundërshtar yni direkt, por kemi edhe kundërshtar tjerë direkt. Kampionati është i gjatë dhe nuk do të shkojnë të gjitha gjërat ashtu siç duam ne, sepse luajnë edhe skuadrat tjera futboll. Edhe sikur të kishim ndonjë rezultat tjetër sot, përsëri do të ishim në presion për të fituar çdo ndeshje tjetër. Pra, mendojmë për ndeshjen e radhës që të bëjmë sa më mirë në atë ndeshje, për përgatitje të skuadrës, sepse tani fillon orari i ngjeshur,” kanë qenë fjalët e Josës pas ndeshjes, shkruan faqja zyrtare e Prishtinës sot.
Prishtina me fitore 2-0 ndaj Llapit, ka marë kryesimin e Superligës, që në xhiron e parë të stinorit pranveror. Ndërsa lufta për titull është ngushtuar edhe më shumë, pasi që tre skuadrat e para të renditura në klasifikim, kanë dy pikë dallim mes vete.