Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VICENTE CALDERON

Kampioni është aty

Kampioni është aty


1 November, 2014 @19:58

Kampioni po kërcënon përsëri. Atletico Madrid vazhdon me fitore në La Liga për t’i dhënë sinjal Real Madridit e Barcelonës se as këtë stinor nuk do të jenë të vetmet që do të luftojnë për titull. 

Djelmoshat e Diego Simeones, trajneri më i mirë i stinorit të kaluar në La Liga zyrtarisht, kanë mposhtur sonte Cordoban modeste me rezultat 4-2 në Vicente Calderon. 

Derisa në pjesën e parë vendasit e morrën epërsinë përmes autogolit të Lusos, në pjesën e dytë kishte rrebesh golash, ku pas barazimit nga mysafirët, Antoine Griezmann, Mario Mandzukic dhe Raul Garcia fundosën Cordobën, të cilët në fund shënuan edhe njëherë përmes algjerianit Nabil Ghilas për të përcaktuar rezultatin përfundimtar të ndeshjes. 

REZULTATET, TABELA AKTUALE


 
Të gjitha lajmet nga