Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EDHE KAMPIONI NIS

Kampioni mblidhet të premten

BOROZANI/D.S.

Kampioni mblidhet të premten


9 July, 2015 @0:01

Skuadra që u shpallë kampione e Kosovës për herë të parë në histori të klubit, Ferronikeli, ka bërë të ditur pak më parë se skuadra do të mblidhet të premten, para nisjes së stinorit të ri. 

Trajneri i ekipit, Gani Sejdiu, pritet të mbajë fjalim parasezonal që do të shënojë edhe fillimin e përgatitjeve një muaj e gjysëm para edicionit 2015/16. 

“Njoftohen të gjithë lojtarët se grumbullimi i parë është të premten nga ora 17:00 në lokalet e stadiumit Rexhep Rexhepi në Drenas,” ka shkruar thirrja e Ferronikelit në faqen zyrtare. 

Ferronikeli stinorin e kaluar dominoi në futbollin kosovar, ku fitoi kurorën e dyfishtë, ndërsa edhe vitin e kaluar kishte fituar Kupën e Kosovës. 

Ferronikeli do të nis misionin e mbrojtjes së titullit ndaj Prishtinës si mysafire.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga