Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERRONIKELI APO BESA

Kampioni mund të vendoset me superfinale!

BOROZANI/D.S.

Kampioni mund të vendoset me superfinale!


31 May, 2015 @19:02

Ferronikeli kërkon edhe një pikë për tu bërë kampion. Këtë do të duhet ta arrijë ndaj Prishtinës në xhiron e fundit të kampionatit. 

Në anën tjetër, përcjellësja e vetme e liderit, Besa, do të duhet të shënojë fitore ndaj Vëllaznimit në Gjakovë si dhe të shpresojë në humbje të Ferronikelit. 

Në këtë rast, dy skuadrat do të përfundonin stinorin me pikë të barabarta. 

Sipas kësaj, Neni 64 i Rregullores së Garave të FFK-së thotë: 

“Në rast të numrit të njejtë të pikëve të një apo më shumë klubeve në fund të kampionatit, renditja përcaktohet në bazë të goldallimit, përpos në rastet kur përcakohet kampioni.” 

“Nëse ekipet kanë fituar numër të barabartë të pikëve, atëherë plasman më të mirë do të ketë ekipi i cili ka gol diferencë më të mirë në takimet e ndërsjellta.”

“Nëse edhe goldiferenca është e barabartë (njëjtë), atëherë plasman më të mirë do të ketë ekipi i cili ka shënuar numër më të madh të golave si mysafir në ndeshjet e ndërsjellta.”

“Nëse edhe në këtë në mënyrë nuk mund të vërtetohet plasmani atëherë zhvillohen ndeshje në mes të ekipeve të interesuara dhe atë: 

-Një ndeshje në fushën neutrale (nëse janë dy ekipe) që e cakton KE, e nëse pas 90 min, rezultati është i barabartë pasojnë shtyerja 2x15 min. e në rast rezultati të barabartë pasojnë penaltitë.”

Ferronikeli ka mposhtur Besën 2-1 në takimin e parë, pastaj kanë barazuar 1-1 në Pejë, ndërsa së fundi, Besa ka mposhtur Ferronikelin 1-0. 

Goldallimi i skuadrave është 3-3, ku të dyja skuadrat kanë shënuar nga një gol si mysafir, prandaj do të duhet të luhet superfinalja. 

TABELA AKTUALE


 
Të gjitha lajmet nga