Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA '89 - FERONIKELI

Kampioni ndalet në “Riza Lushta”

Kampioni ndalet në “Riza Lushta”


7 October, 2019 @16:54

Pa fitues është mbyllur dueli mes Trepçës ‘89 dhe Feronikelit në “Riza Lushta”.

Skuadrat në fjalë përkundër plot rasteve për shënim shënuan vetëm nga një herë, për t’u detyruar kështu t’i ndajnë pikët.

TABELA AKTUALE

Goli i vendasve u shënua në minutën e 44’, kur Gëzim Rusi shënoi pas asistimit të Leart Eminit, kurse barazimi i mysafirëve erdhi në minutën e 77’, me Mendurim Hotin që barazoi për rezultatin përfundimtar 1-1.

Ky barazim mitrovicasit i ngrit në kuotën e 10 pikëve, kurse Feronikeli momentalisht ndodhet 4 pikë larg Ballkanit lider.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga