Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA - ARBËRIA

Kampioni ndalet nga Arbëria, mbetet “ngushtë” në krye

Kampioni ndalet nga Arbëria, mbetet “ngushtë” në krye


14 December, 2020 @15:00

Humbjen e pësuar të Ballkanit dje, nuk ka arritur ta shfrytëzojë maksimalisht skuadra e Dritës.

Lideri aktual i Superligës sot befasisht u ndal në barazim nga skuadra e Arbërisë, duke e humbur kështu mundësinë për t’u shkëputur edhe më tutje nga Ballkani, ndjekësi më i afërt.

Ndeshja e luajtur sot mes Dritës dhe Arbërisë në fund u mbyll 1-1 (Kastriot Rexha 36’ (P) / Hamdi Namani (AG) 75’).

TABELA AKTUALE

Kastriot Rexha nga pika e bardhë në minutën e 36’ shënoi për 1-0, për ta dërguar skuadrën e Dritës me epërsi minimale në pushim, ndërkohë që barazimi vendas erdhi në minutën e 75’, kur Hamdi Namani shënoi në portën e gabuar për 1-1, rezultat që doli të ishte përfundimtari i ndeshjes.

Kështu, Drita tashmë ka 2 pikë më shumë se Ballkani, kurse Arbëria momentalisht ndodhet jashtë zonës së rrezikshme.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga