PROCEDURA DISCIPLINORE
Kampioni në disciplinore
15 May, 2015 @22:36
Për Kosovën e Vushtrrisë është inicuar procedurë disciplinore nga FFK-ja për shkak se ka pasur lëshim në organizim të ndeshjes, pasi që nga tribunat janë hedhur shishe plastike dhe gjësende tjera në fushë gjatë ndeshjes Kosova V - Prishtina, në xhiron e kaluar dhe ka pasur hudhje të gjësendeve drejt bankës së mysafirëve.
Përveç ekipit, procedurë disciplinore i është inicuar edhe portierit të Kosovës së Vushtrrisë, Petrit Tahiri që ka luajtur me dorë jashtë zonës 16 metërshe.
Nga futbollistët e ekipeve tjera gjatë xhiros së kaluar, e njejta procedurë i është inicuar edhe futbollistit të Istogut, Besnik Krasniqi, për shkak të sharjes së referit anësor në ndeshjen Drita-Istogu.
Të gjitha këto i ka bërë të ditur sot pasdite, FFK-ja përmes një komunikate të botuar në faqen zyrtare.