TREPÇA '89 - LLAPI
Kampioni njofton Llapin me humbje
27 September, 2017 @17:28
Vjen edhe humbja e parë sivjet për skuadrën e Llapit.
Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina u mposht sot nga kampionja në fuqi e Kosovës, Trepça ‘89, në një takim i cili dhuroi plot 4 gola.
Ishte Oto John ai që i dha epërsinë fillestare mitrovicasve, me golin e shënuar pas asistimit nga Argjend Mustafa, ndërsa e njëjta dyshe e mitrovicasve kombinoi edhe për golin e dytë, i cili erdhi pasi Bërbatovci i mysafirëve e barazoi rezultati në 1-1 në fundin e pjesës së parë.
Golin e tretë dhe vulosjen e fitores për Trepçën ‘89 e bëri Muharrem Jashari, i cili golin e gjeti pas asistimit të Florent Hasanit në minutën e 65’ të ndeshjes.
Kjo fitore e ngrit 89-shin në kuotën e 12 pikëve, 2 pikë larg Llapit, që mbetet lider përkundër humbjes së sotme.