Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MANUEL PELLEGRINI PARA NDESHJES NDAJ SUNDERLANDIT

Kampioni s’vendoset as në janar

Kampioni s’vendoset as në janar


23 December, 2015 @15:12

Një hap mbrama nga kreu i tabelës pas humbjes nga Arsenali në xhiron e fundit, nuk e kanë zbrapsur Manchester Cityn që mendohej se do të arrinte lehtë kreun derisa ekipet tjera të mëdha janë në krizë të rezultateve. 

“Titulli nuk fitohet në dhjetor. Me rëndësi është që të jesh afër kreut deri në fund të janarit,” ka thënë Manuel Pellegrini në konferencën për shtyp para ndeshjes që Manchester City e zhvillon në Etihad të shtunën ndaj Sunderlandit. 

Sa i përket lëndimeve në skuadër, që besohet të jenë arsye kryesore për humbjen e kreut Pellegrini ka thënë se situata tash është pak më mirë. 

“Sergio Aguero pritet të jetë gati për ndeshjen e radhës, por jo të luaj 90 minuta. Ndërsa Vincent Kompany, Pablo Zabaleta e Fernando janë më mirë dhe po stërvisin normalisht me skuadrën,” ka shtuar trajneri kilian i Cityt sot. 

Manchester City është aktualisht në pozitën e tretë të tabelës së Premier League dhe të shtunën ndeshet ndaj Sunderlandit që po kërkon mbijetesën në elitë. 


 
Të gjitha lajmet nga