Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E PARA NË 2022

Kampionia e Kosovës ndaj nënkampionit të Shqipërisë hap Vitin e Ri

Kampionia e Kosovës ndaj nënkampionit të Shqipërisë hap Vitin e Ri


28 December, 2021 @18:45

Një duel tejet interesant, miqësor, pritet të jetë dueli në mes të kampiones aktuale të Kosovës, Prishtina dhe nënkampionit të Shqipërisë, Vllaznia.

Panorama Sport ka bërë të ditur se skuadrat janë dakorduar për datën e duelit, ndërsa takimi do të luhet në Loro Boriçi të Shkodrës më 9 janar 2022.

Prishtina aktualisht drejtohet nga boshnjaku Abdulah Ibrakovic dhe ka mbyllë vitin në pozitë të pestë në Superligë të Kosovës, ndërsa Vllaznia që po hyn në vitin e radhës me gjermanin Thomas Brdaric ka kryer vitin 2021 në pozitë të katërt të Superiores së Shqipërisë.

 


 
Të gjitha lajmet nga