Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SPURS - BRIGHTON

Kane e Alli, Spurs fitojnë me përmbysje

Foto: BBC

Kane e Alli, Spurs fitojnë me përmbysje


26 December, 2019 @15:23

Pas humbjes nga Chelsea xhiron e shkuar, Spurs reaguan me fitore në ndeshjen e luajtur sot ndaj Brightonit në Londër.

Ndeshja e parë e #BoxingDay në Angli filloi me një gol të anuluar nga VAR-i për shkak të pozicionit jashtë loje të Harry Kane, e pak minuta më pas mysafirët nga Brightoni e gjetën epërsinë, duke bërë që skuadrat në pushim të shkojnë me rezultat 0-1.

E në pjesën e dytë, fillimisht Harry Kane shënoi për 1-1 e më pas Dele Alli mjeshtërisht për 2-1, për ta mbyllur kështu ndeshjen me fitoren e vendasve.

Për Harry Kane ky ishte goli i tetë në ndeshjet e luajtura në #BoxingDay, një shifër fantastike, derisa për Allin ky ishte goli i katërt që nga ardhja e Mourinhos në krye të londinezo-veriorëve.

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League