Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BUNDESLIGA 2

Kapllani me dygolësh

Kicker

Kapllani me dygolësh


6 April, 2013 @15:47

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Edmond Kapllani, ka shënuar dy herë sot në minutat 84’ dhe 89’ për të siguruar fitoren e skuadrës së tij FSV Frankfurt ndaj Jahn Regensburg 1-4 si mysafir. 

Kapllani ka shënuar dy golat pasi që ka zëvendësuar sulmuesin holandez, John Verhoek, në minutën e 68-të të takimit. 

Me këtë fitore FSV Frankfurt është ngritur në pozitën e pestë të Bundesliga 2 dhe po kërkon rrugë për një vend që dërgon në Bundesligë, duke kaluar në vendin e tretë - që shpie në play-off. 

Edhe mesfushori tjetër i kombëtares shqiptare, Odise Roshi, është paraqitur në momentet e fundit të takimit për ekipin nga Frankfurti, duke u futur në minutën e 87-të të ndeshjes. 

FSV Frankfurt ka vetëm pesë pikë dallim nga Kaiserslautern që gjendet në vendin e tretë, gjashtë xhiro pa përfunduar kampionati i rregullt në Bundesliga 2. 


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga