Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BUDUCNOST 2-0 LLAPI

Karton i kuq dhe disfatë dygolëshe! Shpresa të vogëla për Llapin

Karton i kuq dhe disfatë dygolëshe! Shpresa të vogëla për Llapin


7 July, 2022 @22:29

Llapi është mposhtur në Podgoricë sonte nga Buducnosti me rezultat 2-0 [Mijovic 23, Ingjatovic 32] dhe pos kësaj ka luajtur për më se 60 minuta me një lojtar më pak në fushë, pasi që Bianor Neto u skuq në minutën e 30 të ndeshjes!

Humbja e rëndë për llapjanët në Podgoricë, bën që ekipi i drejtuar nga Tahir Batatina të ketë mal për të kaluar në ndeshjen e kthimit javën që vjen në Prishtinë! E se a do ta arrijnë këtë mbetet të shihet.

Llapi që në fillim të ndeshjes u pa të jetë në presion nga malazezët, që kërkonin të shënonin shpejt - gjë që edhe e arritën përmes Lazar Mijovicit (23), derisa më parë kishin pasur një rast me Arbnor Ramadanin.

Derisa Llapi u mundua të marrë kontrollin, pësoi edhe një herë, pasi që mbrojtësi Bianor Neto u skuq dhe kështu që në aksionin e radhës ka qenë Uros Ignjatovic që shënoi për 2-0 përfundimtare.

As në pjesën e dytë nuk kishte këndellje për llapjanët, edhe pse gjithçka për ta tashmë ishte më e vështirë me dhjetë lojtarë në fushë dhe deri në fund, nëse asgjë tjetër arritën që të mos pësojnë edhe ndonjë gol për të shuar të gjitha shpresat për kalim tutje që në ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues për Ligë të Konferencës.

stats


 
Të gjitha lajmet nga Conference League