GRUPI A

Kasami fatal për Juven
22 October, 2014 @22:10
Pajtim Kasami është heroi i natës në stadiumin Georgios Karaiskaki në Greqi. Mesfushori shqiptar ka shënuar golin e vetëm në ndeshje për t’ia siguruar një fitore të madhe skuadrës së tij në përballje me superfuqinë italiane, Juventus.
Kasami shënoi në minutën 35’ të ndeshjes me një goditje të bukur pas asistimit të sulmuesit grek, Mitroglou, ndërsa pas golit nuk harroi të festojë duke e formuar edhe shqiponjën dy krenore.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Atletico Madrid e zhvilloi një ‘stërvitje’ të lehtë kundër skuadrës së Malmos të cilën e mposhti me rezultat të thellë 5-0.
Pesë futbollistë të Atleticos (Koke, Mandzukic, Griezmann, Godin, Cerci) u shënuan në listën e golashënuesve në këtë ndeshje, që e ngrit ekipin spanjoll në krye të radhitjes tabelare.
Ndeshjet e radhës:
Juventus - Olympiakos | |||
Malmo - Atletico Madrid |
TABELA E GRUPIT A:
1 | Atletico Madrid | 6 pikë | ||
2 | Olympiakos | 6 pikë | ||
3 | Juventus | 3 pikë | ||
4 | Malmo | 3 pikë |