CHAMPIONS LEAGUE

Hasi e lë në bankë serbin Mitrovic
22 October, 2014 @20:51
Trajneri shqiptar i ekipit belg Anderlecht, Besnik Hasi, ka bërë një përzgjedhje interesante në formacionin për ndeshjen e sontme kundër Arsenalit.
Gjakovari ka lënë në bankë serbin Aleksandar Mitrovic, duke parapëlqyer sulmuesin nga Bregu i Fildishtë, Gohi Cyriac.
Mitrovic është golashënuesi më i mirë i Anderlechtit në kampionatin belg me gjithsej 5 gola në 11 paraqitje, ndërsa ai gjithashtu ka qenë edhe pjesë e ekipit përfaqësues të Serbisë në ndeshjen e ndërprerë kundër Shqipërisë.