Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BEST OF 2019

Kastriot Rexha, më i miri i Superligës për vitin 2019!

Kastriot Rexha, më i miri i Superligës për vitin 2019!


20 December, 2019 @18:59

Duke qenë një nga lojtarët kyç të Feronikelit në triumfin në Ligë dhe në Kupë në sezonin 2018/2019, Kastriot Rexha ka arritur ta mbyllë vitin 2019 me një çmim mjaft të rëndësishëm individual.

Sulmuesi në fjalë pak minuta më parë u shpall lojtari më i mirë i Superligës sa i përket vitit 2019, çmim i dhënë nga Federata e Futbollit e Kosovës në mbrëmjën e organizuar sonte për ndarjen e çmimeve.

Pas Rexhës në garë për këtë çmim përfunduan Mendurim Hoti (Feronikeli) dhe Visar Bekaj (Prishtina):


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga