Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FULHAM - LIVERPOOL

Katër gola në Londër, nënkampioni ndalet nga Fulham

Foto: Premier League

Katër gola në Londër, nënkampioni ndalet nga Fulham


6 August, 2022 @15:28

Në të shtunën e parë të sezonit të ri të Premier Ligës, Fulhami dhe Liverpooli dhuruan një super ndeshje!

I ardhur nga Championshipi, Fulhami sot zhvilloi një paraqitje fenomenale ndaj Liverpoolit, të cilit në fund ia mori një pikë, 2-2 pas 90 minutave lojë.

Fantastik për Fulhamin sot ishte Aleksandar Mitrovic, i cili shënoi dy herë (32’, 72’(P)), ndërkohë që për Liverpoolin shënuan Nunez (64’), i inkuadruar nga banka, dhe Salah (80’).

Në përgjithësi, ndeshja mes skuadrave ishte shumë e mirë. Kishte luftë të fortë për çdo top, raste për shënim, goditje të shtyllave e ndërhyrje. Në fund, pikët u ndanë, duke bërë që të dyja të kenë nga 1 pikë pas xhiros hapëse të sezonit.

Xhiron që vjen, Liverpooli e pret Crystal Palacen në Merseyside, kurse Fulham i shkon Wolves.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League