Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA - TREPÇA '89

Katër gola për tri pikë, Prishtina mposhtë 89-shin

Katër gola për tri pikë, Prishtina mposhtë 89-shin


22 November, 2020 @14:48

Pas pushimit të kombëtareve, Prishtina sezonit i është rikthyer me fitore. Edhe pse në mungesë të sulmuesit Oto John, prishtinasit takimin e sotëm e mbyllën me plot 4 gola të shënuar.

Sot kryeqytetasit me plot meritë triumfuan 4-2 (Sabien Lilaj (P) 12’, Leutrim Kryeziu 27’, Besnik Krasniqi 63’, Gauthier Mankenda 66’ / Bismark Sie 45+1’, Arbnor Muja 71’) ndaj Trepçës ‘89 nga Mitrovica.

Seria e golave u hap nga Sabien Lilaj, që u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 12’, ndërsa rreth 15 minuta më vonë epërsinë e vendasve e dyfishoi Leutrim Kryeziu.

Pak pa u mbyllur pjesa e parë, ishte Bismark Sie i mitrovicasve ai që e gjeti golin, për t’i dërguar skuadrat në pushim pranë rezultatit 2-1.

TABELA AKTUALE

Gjithsesi, befasi eventuale Prishtina nuk lejoi. Duke shënuar përmes Besnik Krasniqit në minutën e 63’ dhe Gauthier Mankendës (66’), skuadra më e trofeshme e futbollit kosovar e ngriti epërsinë në 4-1.

Më pas, mitrovicasit e ngushtuan rezultatin në 4-2 përmes Arbnor Mujës (71’), por më kaq se shumë nuk bënë dhe kështu ndeshja u mbyll me fitoren e vendasve.

Për Prishtinën kjo ishte vetëm fitorja e pestë pas plot 12 xhirove, kurse ‘89shi momentalisht e sheh veten në zonën e barazhit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga