Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERIZAJ

Katër muaj pa paga!

Foto: KFFerizaji/fb

Katër muaj pa paga!


5 April, 2020 @15:52

Tashmë edhe zyrtarisht skuadra që po lufton për mbijetesë në Superligë, Ferizaji, ka dalë me njoftim se futbollistët nuk kanë marrë paga qe katër muaj!

“Ne si klub jemi thellësisht të habitur dhe të brengosur për gjendjen që eshte klubi jonë, kur e dimë që kemi donatorët ndër më të fuqishmit në Kosovë dhe ende vazhdojnë problemet financiare,” ka shkruar njoftimi i klubit bardhekaltër sot.

TABELA AKTUALE

Ferizaji përndryshe në dy ndeshjet e fundit si vendas ka shënuar dy fitore në Superligë dhe ka gjasa reale për mbijetesë në elitë të futbollit të Kosovës, që është ndalur për shkak të pandemisë coronavirus.

Ferizaji priti shumë këtë stinor kur u mor nga ish-lojtari i disa ekipeve të Premier Ligës dhe ish-reprezentuesi anglez Brian Deane.

Mirëpo, si duket pronësia e tij nuk solli të priturat ndërkaq sponsori vendor që mbanë pompa të benzinit, nuk ka paguar tashmë asnjë rrogë këtë vit!


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga