Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOMISIONI DISIPLINOR

KD dënon dy zyrtarë të Lirisë, vërejtje merr edhe kryetari i klubit

KD dënon dy zyrtarë të Lirisë, vërejtje merr edhe kryetari i klubit


30 April, 2021 @20:27

Komisioni Disiplinor në mbledhjen e mbajtur sot mori disa vendime në dëm të skuadrës së Lirisë nga Prizreni, lidhur me ndeshjen e fundit të zhvilluar kundër Trepçës në Prizren.

Nga vendimet e Komisionit Disiplinor janë dënuar dy zyrtarë të Lirisë, si dhe është shqiptuar masa disiplinore ‘Vërejtje e fundit’ vetë klubit dhe kryetarit Qemajl Krasniqi.

Kryetari Krasniqi ka pranuar ‘Vërejtjen e fundit’ pasi kishte ofenduar dhe kërcënuar treshen e gjyqtarëve pas përfundimit të ndeshjes Liria - Trepça.

Me 200 euro është dënuar Drejtori sportiv i KF Liria, Durak Thaqi, i cili pas akordimit të penalltisë në minutën e 65’, hynë në fushën e lojës dhe kërcënon gjyqtarët e ndeshjes. Si rrjedhojë, ndeshja ishte ndërprerë për disa minuta, derisa pas përfundimit të ndeshjes ofendon të njëjtit.

Ndërkaq, përfaqësuesi për siguri i KF Liria, Fatmir Gërmizaj, është dënuar me 250 euro, po ashtu për shkak të hyrjes në fushë në minutën 65’ dhe kërcënimit të gjyqtarëve pas ndeshjes.

Komisioni Disiplinor gjithashtu ka shqiptuar masë disiplinore me ‘Vërejtje të fundit’ edhe vetë klubit Liria, për lëshim në organizimin e ndeshjes.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë