FFK
KE diskuton rreth kurdisjeve
27 April, 2021 @19:16
Sot në mbledhjen e mbajtur nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, është diskutuar rreth kurdisjeve të mundshme të ndeshjeve.
KE po i përcjellë deklaratat dhe opinionet e individëve rreth kurdisjeve të mundshme të ndeshjeve, derisa FFK-ja ka thënë se është e hapër për bashkëpunim me secilin që ka dhe ofron fakte,
“KE i FFK-së mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi për shumë çështje me rëndësi në futbollin e Kosovës.
KE analizoi rrjedhën e deritashme të garave dhe konstatoi se garat po rrjedhin sipas dinamikës së paraparë. Gjatë kësaj kohe kemi pasur shfaqjen e disa dukurive jo të mira, të cilat KE i gjykon dhe i lufton si dhe në këtë drejtim janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në përputhje me aktet normative.
KE po ashtu po i përcjellë me kujdes dhe vëmendje të veçantë deklaratat dhe opinionet e individëve dhe qarqeve të ndryshme rreth kurdisjeve të mundshme të ndeshjeve.
FFK-ja ka qenë, është dhe do të jetë e hapur për bashkëpunim, me secilin që ka dhe ofron fakte e të cilat organet e FFK-së do t’i trajton me prioritet dhe kujdes e mbi bazën e fakteve do të ndërmerren masat adekuate.
FFK sikur edhe deri më tash është e gatshme dhe e hapur të bashkëpunojë me Prokurorinë e shtetit dhe organet e hetuesisë, duke u bërë thirrje që të jenë të gatshëm të merren dhe të trajtojnë çdo deklaratë të individëve kudo që ata shfaqin dyshime për kurdisje dhe të merr masat e duhura për mënjanimin e këtyre dukurive negative.
Por, FFK-ja nuk do të tolerojë përpjekjet e individëve apo qarqeve të ndryshme që për çfarëdo arsye të dëmtojnë apo prishin imazhin dhe të arriturat e futbollit të Kosovës dhe ndaj tyre do të jetë fuqishëm për t’i ndëshkuar në përputhje me të gjitha ligjet dhe aktet normative të disponueshme.
Po ashtu KE në këtë drejtim, me qëllim të parandalimit të këtyre dukurive ka themeluar Task Forcën që do të jetë edhe në shërbim të Këshillit Kombëtar për parandalimin e dukurive negative”.