FEDERATA

Pamje e mëhershme e dyshes, që tash janë në "luftë"/ Foto: FFK
KE dhe KD i FFK-së, dënojnë Eroll Salihun!
28 April, 2022 @20:41
Ish sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, është dënuar nga Komisioni Disiplinor i Federatës me të holla 200 euro si dhe i është ndaluar kryerja e funksioneve në FFK-së si këshilltar i lartë ligjor.
Për deklarimet e tij në media, ai ka marrë dënimin e masës së parë prej 200 eurove. Ndërsa gjashtë muajshi i suspendimit nga detyra është si masë e dytë disiplinore.
Dënimet për Salihun kanë ardhur pasi që ky i fundit në disa televizione kishte shprehur hapur kritikën ndaj Agim Ademit dhe “dorës së hekurt” të tij në Federatë.
“KD i shkallës së parë gjatë shqyrtimit të përgjigjes me shkrim të Eroll Salihu gjeti se i njëjti nuk ka prezantuar ndonjë fakt apo provë në mbështetje të pretendimeve të tij të dhëna në emisionet televizive,” ka shkruar ndër të tjera arsyetimi i KD-së, nënshkruar nga Metë Çeku, kryetar.
Salihu ka të drejtë anekse brenda tetë ditëve!
Ndërsa në mbledhjen e KE-së është marrë vendimi që: “KE pas shqyrtimit të shkeljeve disiplinore nga ana e Eroll Salihut, drejtor sportiv dhe Këshilltar i lartë ligjor mori vendim që t’i ndërpritet marrëdhënia e punës dhe i njëjti do të njoftohet në formë të shkuar.”