Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Kean party, Everton e lë pa rrogë

Kean party, Everton e lë pa rrogë


26 April, 2020 @19:13

Skuadra e kaltër nga Liverpooli, Everton, është duke përgatitur dënimin për lojtarin e saj italian, Moise Kean.

Kean, është kuptuar se ka bërë një ndeje përkundër se është në karantinë, duke thyer kështu rregullat e klubit të tij.

The Star ka bërë të ditur se njëri nga të afërmit e Keanit ka publikuar një video nga “Kean Party” në snapchat dhe kjo është publikuar nga mediat.

Everton pritet që ta dënojë italianin e ri me dy rroga javore, që sillen rreth 150 mijë euro.

Kean prej se erdhi nga Juventusi te Evertoni nuk ka arritur të sigurojë një vend standard në 11-shen e ekipit. Futbollisti 20 vjeç konsiderohet si talent i madh, por disciplina po e bën të veten.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League