Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI E

Këndellet Chelsea

REUTERS

Këndellet Chelsea


1 October, 2013 @23:00

Skuadra e Jose Mourinhos, Chelsea, ka arritur të shënojë fitoren e parë në Ligë të Kampionëve, duke e mposhtur Steauan me rezultat të thellë si mysafire sonte. 

Dy gola të brazilianit Ramires, një autogol dhe një gol i shënuar në fund të ndeshjes nga Frank Lampard, kanë qenë golat që kanë bërë londinezët të përmirësojnë edhe golaverazhin pas humbjes befasuese në xhiron e parë të Ligës së Kampionëve nga Basel. 

E këta të fundit, sonte nuk kanë arritur të bëjnë atë që bënë ndaj Chelseat në Londër. Baseli është mposhtur nga Schalke 0-1, të cilët fituan me golin e shënuar nga talenti, Julian Draxler. 

Taulant Xhaka ka qenë shqiptari i vetëm në lojë prej Baselit, derisa është zëvendësuar në minutën e 62-të të ndeshjes. 



GRUPI E, Rezultatet

Steaua-Chelsea 0-4
Basel-Schalke 0-1


GRUPI E, Tabela aktuale

1 Schalke 6p
2 Chelsea 3p
3 Basel 3p
4 Steaua 0p

 
Të gjitha lajmet nga