Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

WBA 0-4 ARSENAL

Këndellja vazhdon, e treta me radhë për Arsenalin

Foto: premierleague.com

Këndellja vazhdon, e treta me radhë për Arsenalin


2 January, 2021 @23:17

Arsenal po kalon ditët më të mira pas festës së Krishtlindjes. 3 ndeshje 3 fitore për të përzgjedhurit e Mikael Artetas, që me 9 pikë të fituara nga këto ndeshje tashmë nisin të këndellen pas serisë katastrofale që e kishin.

Në një ambient të zbardhur nga bora, Arsenal mposhti lehtë WBA-në 0-4 (Tierney 23’, Saka 28’, Lacazette 60’, 64’).

TABELA AKTUALE

Kjo fitore e çon Arsenalin në pozitë të 11 të renditjes tabelare aktualisht, ndërsa WBA do të vazhdojë të kërkojë pikë në përballjet tjera, pasi që rreziku nga rënia është i madh për ekipin. 

NOTAT E LOJTARËVE:

West Brom: Johnstone 6, Furlong 6, Ajayi 5, O’Shea 5, Ivanovic 4, Sawyers 4, Robinson 4, Phillips 4, Gallagher 5, Diangana 3, Pereira 5…. Rez.: Bartley 6, Austin 5, Harper 6.

Arsenal: Leno 7, Bellerin 7, Holding 7, Mari 6, Tierney 9, Ceballos 7, Xhaka 6, Saka 9, Smith Rowe 8, Lacazette 8, Aubameyang 6… Rez.: Willian 6, Maitland-Niles 6, Willock 6.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League