GIANNI DE BIASI
Kërkon renovimin
10 June, 2015 @18:05
Gianni de Biasi tashmë me pasaportë shqiptare, është duke menduar për renovimin e mundshëm të kontratës me përfaqësuesen kuqezi.
“Jam gati të renovojë kontratën me Shqipërinë. Mirëpo, nëse nuk më mundësohet një gjë e tillë, do të më pëlqente të drejtoja një ekip në Francë ose Spanjë, e assesi në Itali,” ka thënë De Biasi në “Shih” të TVSH-së sot.
De Biasi konsiderohet si njëri ndër trajnerët më të suksesshëm që ka pasur Shqipëria ndonjëherë, derisa në kohën e tij kuqezinjtë kanë arritur të renditen në rekord vendin e 37-të të listës së FIFA-së, gjatë edicionit kualifikues për Brazili 2014.