RIKTHIMI
De Bruyne para rikthimit në Premiership
10 June, 2015 @17:50
Njëri ndër futbollistët që mund të ndërrojë ambient gjatë verës është belgu Kevin De Bruyne.
Belgu 23 vjeç shkëlqeu me Wolfsburgun në Bundesligë këtë stinor dhe tashmë ka pranuar se ka kontaktuar jozyrtarisht agjenti i tij me ekipin e Manchester Cityt.
De Bruyne ka regjistruar 15 gola dhe 25 asistime me ekipin e tij këtë stinor në të gjitha garat.
Ai ka qenë pjesë e Chelseat para se të kalonte në Wolfsburg dhe ka thënë se e vetmja arsye e largimit të tij nga Londra ka qenë minutazha në ekip.
“Unë nuk kam kaluar keq te Chelsea. Unë kam dashur të luajë sa më shumë që është e mundur dhe përë këtë ndërrova ambient,” ka bërë të ditur ai për Sky Sport News sot.
Përveç Manchester Cityt që ka kontaktuar lojtarin përmes agjentit të tij, Sky Sport ka mësuar se edhe Bayern Munchen e Paris St Germain janë të interesuar për shërbimet e tij.
De Bruyne besohet që do t’i kushtojë 49 milionë euro ekipit që do ta transferojë atë.