Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Kështu arrijmë te goli ndaj Kosovës

Foto: vijesti.me (f.r.)

Kështu arrijmë te goli ndaj Kosovës


5 June, 2019 @8:47

Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për ndeshjen e dytë kualifikuese të Kosovës drejt EURO 2020.

Mali i Zi me Ljubisa Tumbakovicin selektor pret Kosovën e Bernard Challandesit në përballjen e parë mes vendeve, vonë të pavarësuara nga Jugosllavia.

Në një bisedë me futbollistin malazez, Marko Jankovic, e përditshmja podgoricase Vijesti ka bërë të ditur se ekipi i tyre ka kuptuar mirë dobësitë e Kosovës dhe tashmë synon tre pikëshin.

ORARI dhe TABELAT DREJT EURO 2020

“Gjëja më e vështirë për ne është fundi i sezonit dhe regjenerimi, që besoj është te secili futbollist sot. Përndryshe, ekipi është komplet dhe do të kërkojmë gjasat tona pasi që kemi analizuar mirë e mirë duelin e Kosovës me Bullgarinë në Fadil Vokrri,” ka thënë Jankovic, duke treguar edhe detajet e dardanëve.

“Janë ekip shumë ofanziv, luajnë presing të lartë. Nëse ia nisim sulmit para mesit të fushës, do t’i lirojmë lojtarët tanë që janë më në sulm, dhe kështu do të krijonim hapësira për të fituar ndeshjen,” ka thënë futbollisti i SPAL-it italian, Jankovic.

Të premten me fillim prej orës 20.45 (7 qershor) Mali i Zi ndeshet me Kosovën në përballjen e Grupi A, kualifikues për EURO 2020.


 
Të gjitha lajmet nga