KUQEZI
Kështu e përshkruan UEFA listën e De Biasit
21 May, 2016 @16:59
Përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni De Biasi, sot e ka bërë publike listën e gjërë prej 27 lojtarëve, të cilët do të grumbullohen për ndeshjet përgatitore për EURO 2016.
Faqja UEFA.com, duke dhënë njoftimin për listën e De Biasit, është ndalur te mos ftesa për sulmuesin e Skënderbeut, Hamdi Salihin, i cili me 28 gola të shënuara këtë stinor është bërë top golashënuesi në Kategorinë Superiore.
“Unë kam përgatitur këtë listë pas analizave të detajuara për secilin lojtar. E gjitha është sipas mendimit tim për të cilin kam vendosur. Askush tjetër nuk ka ndikuar këtu. I kam dërguar mesazh të gjithë lojtarëve për të shpjeguar vendimin tim, sikurse që kam bërë edhe në herët tjera,” ka thënë De Biasi, transmeton UEFA.com.
Shqipëria para Kampionatit Europian do të luajë dy ndeshje përgatitore ku do të takohet me Katarin më 29 maj dhe më pas me Ukrainën më 3 qershor.