ALBAN MEHA
Meha uron Trepçën
21 May, 2016 @14:12
Futbollisti mitrovicas, Alban Meha, nuk e ka harruar ta urojë skuadrën nga qyteti i vendlinjes së tij, Trepçën, e cila ka siguruar rikthimin në Superligë.
Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Meha ka uruar rikthimin e Trepçës në Superligë, së bashku me një fotografi që ka të bëjë me ndeshjen e fundit të kampionatit që do të luhet sot ndaj Ferizajit.