ARBNOR MORINA
Të përshëndetemi me fitore
21 May, 2016 @13:29
Trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina, kërkon fitore nga skuadra e tij para superderbit lokal të Kosovës, Drita - Gjilani.
Ai është i bindur se lojtarët e tij nuk duhen motivuar më shumë për shkak të derbit të madh, që njihet si derbi më i madh lokal në futbollin kosovar.
“Për Kosovë ky është derbi më i lakmueshëm. Synimi është që të paraqitemi sa më mirë, pasi qyteti i Gjilanit e meriton këtë. Vetë fjala derbi ngre emocione dhe nuk ka nevojë për më shumë fjalë që të motivohet ekipi më shumë. Hyjmë në ndeshje për fitore pasi që duam të përshëndetemi nga tifozët këtë stinor me fitore,” ka thënë Morina për Kohën Ditore sot, para derbit të madh.
Gjilani ka siguruar ekzistencën, ndërsa Drita po lufton për mbijetesë në Superligë. Dueli luhet nesër me fillim prej orës 15 në Gjilan.