KOSTARIKASI
Keylor Navas me Parisin deri në 2024
27 April, 2021 @16:52
Keylor Navas, ka nënshkruar kontratë të re në Paris Saint-Germain, ai tani është i lidhur me gjigandët francezë deri në vitin 2024.
Kontrata e mëparshme e Navas, do të përfundonte në fund të sezonit 2022-23, por portieri ka nënshkruar një zgjatje kontrate edhe për një vit.
I lumtur për rinovimin e kontratës me portjerin u shpreh presidenti i Parisit.
“Shumë i lumtur për të zgjatur kontratën e Keylor Navas. Ai është portieri më i mirë në botë. Navas transmeton shumë besim në ekip dhe tifozët tanë e duan atë. Ai do të jetë një lojtar vendimtar në afatet e fundit të sezonit, dhe në vitet që vijnë”,tha presidenti i PSG Nasser Al-Khelaifi.
Reprezentuesi i Kosta Rikës, vazhdon të jetë një lojtar vendimtar për ekipin e Pochettinos këtë sezon, pasi ka bërë 37 paraqitje në të gjitha garat.
Navas, u bashkua me Paris Saint Germain nga Real Madrid në shtator 2019.
Ai është paraqitur 72 herë në total për PSG, duke i ndihmuar parisienët për sukses në Ligue 1, Kupën e Francës, Kupën e Ligës, ndërsa ata gjithashtu arritën në finalen e Ligës së Kampionëve.