Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DOMINIM I PLOTË NË FINALE

KFF Mitrovica merr Kupën e Kosovës me fitore 10-0 në finale

Foto: KFFMitrovica/fb

KFF Mitrovica merr Kupën e Kosovës me fitore 10-0 në finale


23 November, 2020 @17:26

Vashat e ekipit të Mitrovicës kanë vazhduar dominimin në futbollin e femrave në Kosovë, duke shtuar edhe një trofe në vitrinat e klubit.

Ekipi bardhegjelbër nga qyteti buzë Ibrit ka shënuar fitore ndaj Llapit 10-0 në finalen e Kupës, që u shtye për shkak të pandemisë nga sezoni i kaluar në këtë sezon dhe u zhvillua sot në Zahir Pajaziti të Podujevës.

Sulmuesja e reprezentacionit të Kosovës Kaltrina Biqkaj kreu ndeshjen me hattrick, ndërsa me nga dy gola ndeshjen e përfunduan Suada Jashari, Edona Kryeziu dhe Andisiwe Mgcoyi, derisa në listë të golashënueseve u shënua edhe Blerta Shala.

Me rezultat 10-0 mitrovicaset treguan se do të vazhdojnë edhe më dominimin në futbollin e Kosovës, derisa vetëm Kupa, KFF Mitrovica tashmë i ka 3 sosh në vitrinat e klubit.

Trajneri i mitrovicasve, Veton Çitaku është shprehur i lumtur që iu gëzua trofeut të parë nën drejtimin e kampioneve.

“Është një ndjenjë e posaçme fitimi i trofeve, por mendoj se kjo ishte një ndeshje jo e barabartë në aspektin e kualitetit, pasi Llapi ka lojtare të reja. Sidoqoftë, këto suksese të Mitrovicës vijnë pas një organizimi shumë të mirë dhe pune të vazhdueshme që bëhet në klub në tri vitet e fundit”, ka thënë Çitaku.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga