KIKA - 2 KORRIKU

Kika fiton pikën e rëndësishme
2 April, 2022 @16:44
Edhe pse duket që Vitia do të jetë skuadra që do të përshëndetet nga Liga e Parë Grupi B, Kika ka bërë punën e vetë ndaj 2 Korrikut sot në Hogosht, duke siguruar një pikë.
Kika ka barazuar me 2 Korrikun 1-1 [Besfort Emini p. - n.n.] derisa këta të fundit kanë një rënie në formë, prej se ndarja në mes të ekipeve që e duan rrugën për Superligë.
Ky barazim ka rehatuar Kikën, pasi që Vitia u mposht nga Fushë Kosova në përballjen tjetër dhe tashmë dallimi prej 11 pikëve duket tepër vështirë i kapshëm për xhirot e mbetura të stinorit.
Në anën tjetër, 2 Korriku rehat në Ligë të Parë, pa interesim për në Superligë, me eksperimentime në lojtarë, po vazhdon kampionatin pa presion.