REAL MADRID
Kokëdhimje për Zidane
18 April, 2021 @11:56
Përkundër formës së mirë aktuale të madrilenëve, problemet për Zizou nuk po ndalen.
Në ndeshjen që zhvillohet nesër ai do të jetë pa Carvajal, Ramos, Varane, Mendy dhe Nacho.
Carvajal po nxiton rikuperimin e tij, kapiteni ka arsye të dyfishtë për mungesë, lëndimi i muskujve dhe koronavirus, francezi është ende i izoluar nga COVID, Nacho është sanksionuar dhe Mendy i lënduar.
Prandaj, trajneri ka vetëm tre mbrojtës të ekipit të parë: Odriozola, Militao, Marcelo dhe Miguel, Pablo, Chust të ekipit të dytë të Realit.
Nuk janë vetëm këto mungesa, listës i shtohen edhe Lucas Vázquez i lënduar dhe Casemiro mungon për shkak të kartonit të kuq të marrë në El Clasico.
Problem tjetër për Zidane është mesfusha pasi Kroos, Modric kanë pasur tri ndeshje mjaftë intensive, që në kushte normale do duhej të pushonin në ndeshjen ndaj Getafes, por, për shkak të mungesave nuk është e mundur një gjë e tillë.
Gjithashtu edhe Valverde i cili në El Clasico kishte marrë një goditje, por, ai ishte në formacion të madrilenëve në ndeshjen e dytë kundër Liverpool.
Edhe uruguajani nuk do ketë mundësi të pushojë pasi mungon Casemiro ai duhet të zërë vendin e tij.
As sulmi i madrilenëve nuk është i kompletuar pasi vazhdon të mungojë Hazard.
Lista e të ftuarve për ndeshjen kundër Getafe (18 prill, 21:00):
Në portë: Courtois, Lunin, Altube.
Në mbrojtje: Militao, Marcelo, Odriozola, Chust, Miguel, Pablo.
Në mesfushë: Kroos, Modric, Valverde, Isco, Arribas, Blanco
Në sulm: Benzema, Asensio, Vinicius Jr, Mariano, Rodrygo.